Ndeshja mes Vardarit dhe Bashkimit në Maqedoninë e Veriut përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, por rezultati kaloi në plan të dytë pas incidenteve që shoqëruan sfidën.

Gjatë minutave të fundit, arbitri u detyrua të ndërpresë përkohësisht lojën për shkak të thirrjeve ofenduese dhe raciste që, sipas raportimeve, u drejtuan ndaj klubit shqiptar nga një pjesë e tifozëve të Vardarit.

Tensionet vijuan edhe pas përfundimit të takimit, ku pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përplasje mes forcave të policisë dhe pjesëtarëve të stafit të Bashkimit.

Aktualisht, Vardari kryeson kampionatin me 9 pikë më shumë se FC Struga dhe KF Shkëndija, ndërsa këto të fundit do të përballen me FK Sileks në ndeshjen e radhës.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e gjuhës së urrejtjes dhe tensioneve etnike në sport.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu