VORË – Një ndeshje me emocione dhe polemika u zhvillua në Vorë, ku Elbasani arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në javën e radhës të Kategorisë Superiore.

Të besuarit e trajnerit Gvozdenoviç kaluan në avantazh në minutën e 28-të me lituanezin Olberkis, duke e nisur sfidën më mirë se kundërshtari. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla barazoi në minutën e 38-të me një gol spektakolar, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.

Në fraksionin e dytë, verdheblutë rritën presionin dhe momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të, kur arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti të kontestuar nga kampi vendas. Pas rishikimit në VAR, me Eldorjan Hamitin në sistem, vendimi u konfirmua.

Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë, duke vulosur fitoren 2-1 dhe duke i dhënë Elbasanit tre pikë të arta në garën për kreun.

Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë me 45 pikë, vetëm tre pikë larg Vllaznia kryesuese, ndërsa Egnatia renditet një pikë mbi verdheblutë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu