Që prej orës 11:30, specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi – Tozhar, në territorin e Bashkisë Poliçan, pas vështirësive të krijuara në qarkullim.

Paralelisht, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë angazhimin në terren për kërkimin e trupit të personit të humbur pranë kanioneve të Skraparit.

Në operacion janë përfshirë:

Regjimenti i Poshnjes, me 12 efektivë, 2 mjete dhe 2 varka;

Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS), Tiranë, me 12 efektivë, të pajisur me dron për kërkim dhe vëzhgim ajror.

Sipas autoriteteve, Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar kapacitetet njerëzore dhe teknike për përballimin e situatës dhe përmbylljen me sukses të operacionit.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe publiku do të informohet për çdo zhvillim të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu