Screenshot

Koalicioni VLEN ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, duke theksuar se vendi feston vite lirie dhe shtetësie të fituara me sakrificë.

Në një kumtesë për media, VLEN vlerësoi rolin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe të drejtuesve të saj, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë.

“Ne besojmë se shpallja e tyre të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë është barazvlefshëm me ditën e pavarësisë së vendit. Ata janë pjesë e historisë sonë, e luftës për liri dhe e themelit të shtetit të Kosovës,” thuhet në reagim.

Sipas koalicionit, lirimi i ish-udhëheqësve do të përbënte jo vetëm një akt drejtësie, por edhe një rikthim të dinjitetit për popullin shqiptar.

VLEN thekson se qëndron pranë qytetarëve të Kosovës dhe shpreh urimin që ky përvjetor të sjellë më shumë unitet, forcë dhe besim në të ardhmen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu