
Italia mund të jetë shumë pranë ndalimit të mishit të kalit, pasi në Senat ka mbërritur një projektligj bipartisan që synon të njohë kuajt – së bashku me ponit, gomarët dhe mushkat – si kafshë shoqërimi dhe jo si burim ushqimi.
Nisma, e paraqitur nga disa deputete dhe e mbështetur nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, ndërhyn në një debat të hershëm në vend. Nëse miratohet, këto kafshë do të klasifikohen si “jo të destinuara për prodhim ushqimor”, duke ndaluar praktikisht therjen e tyre.
Në disa shtete evropiane mishi i kalit konsiderohet tashmë tabu dhe është ndaluar, ndërsa edhe në Itali konsumi duket se po bie. Një raport i fundit i realizuar nga Animal Equity në bashkëpunim me Ipsos tregon se 83% e italianëve deklarojnë se nuk e konsumojnë mishin e kalit, ndërsa 73% thonë se ndjejnë empati për këtë kafshë, duke e krahasuar me qentë dhe macet.
Projektligji pritet të rikthejë diskutimin mbi traditat ushqimore, etikën dhe mirëqenien e kafshëve.



