
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh zyrtare në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit të tij, Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me Kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në axhendën e vizitës është edhe pjesëmarrja në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.






