Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në këtë mbledhje pritet që anëtarët e këshillit të analizojnë materialet e paraqitura nga SPAK dhe të vendosin mbi hapat proceduralë që do të ndiqen më tej. Vendimi i këtij organi parlamentar është një etapë kyçe për vijimin e procedurave ligjore ndaj një zyrtari të lartë.

Çështja e Ballukut ka qenë në qendër të debatit politik ditët e fundit, ndërsa zhvillimet e radhës pritet të përcaktojnë edhe rrjedhën e procesit në Kuvend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu