Futbollisti Bajram Jashanica ka rrëfyer një nga episodet më të pazakonta të karrierës së tij, duke treguar se ishte kërcënuar në rrjetet sociale dhe se skuadra ishte ruajtur nga ushtria gjatë një ndeshjeje në Beograd me Skënderbeun.

I ftuar në podcastin “Arena e Yjeve”, Jashanica tha se atmosfera përpara takimit kishte qenë e tensionuar dhe ndryshe nga ndeshjet e zakonshme. “Kur na ra në grup, normalisht ndihemi pak më ndryshe. Ndeshjen e parë, nëse nuk gaboj, e kemi luajtur atje, në Beograd,” u shpreh ai.

Mbrojtësi kujtoi se masat e sigurisë kishin qenë të jashtëzakonshme, ndërsa skuadra ishte përballur me presion të madh për shkak të klimës së krijuar rreth sfidës.

Rrëfimi i tij nxjerr në pah tensionet që shpesh shoqërojnë përballjet sportive në rajon, sidomos kur ato zhvillohen në ambiente me ngarkesë historike dhe emocionale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu