
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe 35-vjetorit të Çlirimit të këtij shteti.
“Shqipëria dhe Kuvajti kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa vit pas viti po rritet numri i turistëve kuvajtjanë që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë” shkruan Balla në postimin me pamjet nga ceremonia për festat kombëtare të Kuvajtit që përkujtohen më 25 dhe 26 shkurt, festa që nderojnë shpalljen e pavarësisë nga protektorati britanik më 19 qershor 1961. Për shkak të temperaturave të larta në atë periudhë, festimet u zhvendosën në shkurt dhe u bashkuan me përvjetorin e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah në vitin 1950, emiri i parë pas pavarësisë.
Po në këtë muaj përkujtohet edhe fundi i Luftës së Gjirit dhe çlirimi i Kuvajtit nga pushtimi irakian më 26 shkurt 1991, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.






