
Një moment tensioni u regjistrua në studion e emisionit “Opinion”, ku dy analistë u përfshinë në një përplasje fizike gjatë debatit për kërkesën e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë diskutimit, analisti Berat Buzhala u ngrit nga vendi dhe tentoi të godiste Albatros Rexhajn, duke krijuar një situatë të papritur në studio. Ndërhyrja e menjëhershme e moderatorit Blendi Fevziu dhe të pranishmëve bëri të mundur qetësimin e gjendjes dhe shmangien e përshkallëzimit të incidentit.
Pas ndërprerjes publicitare, dy analistët reflektuan mbi situatën, i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u përqafuan, ndërsa kërkuan ndjesë për veprimet e tyre shkruhet në faqen e Opinion.al

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar publikisht pas incidentit me analistin Albatros Rexhaj gjatë emisionit “Opinion”, ku debati mes tyre degradoi në përplasje.
Në një postim në Facebook, Buzhala kërkoi ndjesë për sjelljen e tij, duke e cilësuar reagimin si të gabuar.
“Absolutisht kërkoj falje për sjelljen. Komplet gabim,” ka shkruar ai.
Incidenti ndodhi teksa në studio po diskutohej për Gjykatën Speciale dhe kërkesat për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, temë që solli tensione mes të ftuarve. Pas ndërhyrjes në studio, situata u qetësua, ndërsa dy analistët më herët i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit.






