
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së tij, ndërsa nuk ka një reagim zyrtar nga institucioni apo nga vetë kryebashkiaku.
Paraqitja e Golemit në SPAK ka ngjallur interes, ndërsa pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi këtë zhvillim.






