Nga një mace e vogël portokalli e braktisur në rrugë, në një figurë që ka fituar zemrat e një stafi të tërë. Një kompani në Meksikë ka ndërmarrë një veprim sa të thjeshtë aq edhe frymëzues: ka adoptuar një mace endacake dhe i ka dhënë një rol simbolik në zyrë, duke e pagëzuar si “Drejtor i Mbështetjes Emocionale”.

Macja, e quajtur Miaurisio (me titullin plot humor Inxhinier Miaurisio), nuk shkruan email-e dhe nuk merr pjesë në mbledhje, por prania e tij ka një ndikim të jashtëzakonshëm te punonjësit. Ai kalon ditët duke qetësuar ambientin, duke ulur stresin dhe duke u kujtuar njerëzve të ndalen për pak, të buzëqeshin dhe të tregojnë më shumë ndjeshmëri.

Sipas kompanisë, Miaurisio është kthyer në simbol të kulturës së brendshme të punës, duke treguar se mirëqenia emocionale është po aq e rëndësishme sa produktiviteti. Në një realitet pune gjithnjë e më të shpejtë dhe të ftohtë, kjo mace është kthyer në një kujtesë të gjallë se dhembshuria, kujdesi dhe empatia janë forma të vërteta lidershipi.

Një histori e vogël, por me një mesazh të madh: ndonjëherë, bashkëpunëtori më i mirë është ai që thjesht të pret me qetësi dhe një zemër të ngrohtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu