Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur tone të ashpra në Kuvend, duke akuzuar mazhorancën për përqendrim pushteti dhe duke sulmuar drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Vetëm një pyetje: a jeni gati ju që Ramaduro t’ia transferojë kompetencat Lubi Ballukut?”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar përgjigje nga deputetët e shumicës.

Ai insistoi disa herë në pyetjen e tij, duke reaguar edhe ndaj kundërshtimeve nga salla.
“Na u përgjigjni për këtë pyetje. Po, po. E sheh, e sheh me inat”, tha Berisha.

Në vijim, kreu i PD-së akuzoi deputetët e mazhorancës për rreshtim politik, duke deklaruar:
“Të gjithë jeni lubistë”.

Partia Demokratike ngriti kartonat e kuq për të hedhur në votim në mënyrë të përshpejtuar ratifikimin por shumica e miratoi atë me votat e veta dhe seanca e ardhshme pritet në mesditë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha  se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e ‘Bordit të Paqes’ duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu