kantieri i Anchor Beton sot pas tragjedise

Një tjetër jetë është shuar sot në një kantier ndërtimi. Kreshnik Hasa, 45 vjeç, nuk u kthye më në shtëpi nga puna në kantierin e kompanisë “Anchor Beton” në fshatin Palasë të Himarës.

Ai humbi jetën pasi u godit aksidentalisht nga një fadromë, e drejtuar nga një punonjës tjetër gjatë punimeve në kantier. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por plagët rezultuan fatale dhe Hasa ndërroi jetë gjatë transportit drejt Spitalit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një kantier të kompanisë “Anchor Beton”, me seli qendrore në Tiranë dhe e licencuar për aktivitet ndërtimor. Drejtuesi i fadromës, 26-vjeçari Elidon Pashaj, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa hetimet janë në vijim.

Por kjo nuk është thjesht një statistikë tjetër.

Në Shqipëri, vdekjet në kantier janë kthyer në “normalitet”. Mosrespektimi i rregullave të sigurisë, mungesa e kontrollit shtetëror dhe presioni për të ndërtuar sa më shpejt, po i shndërrojnë vendet e punës në kurthe vdekjeje.

Punëtorë që dalin në mëngjes për të siguruar bukën e familjes dhe nuk kthehen më në mbrëmje.

Kantieret po kërkojnë “kurbanë” – dhe shteti vazhdon të mbërrijë gjithmonë vonë, vetëm për të numëruar viktimat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu