Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ng specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes.
.