
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Shkup, ku 32 automjete janë gjetur me goma të shpuara në lagjen Lisiçe e Re.
Sipas banorëve, automjetet kanë qenë të parkuara rregullisht në parkingun pranë ndërtesave të banimit, ndërsa dëmtimet janë konstatuar gjatë orëve të mëngjesit, pa asnjë arsye apo paralajmërim të dukshëm. Ngjarja ka shkaktuar revoltë dhe pasiguri te qytetarët e zonës.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar se dëme të tilla cenojnë sigurinë dhe qetësinë e komunitetit.
Deri tani, nuk ka informacion zyrtar nga policia nëse është hapur procedurë hetimore lidhur me këtë rast vandalizmi.







