Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ndërtimi i tunelit të Llogarisë, duke akuzuar qeverinë si të çmendur nga vjedhjet dhe babëzia. ‘Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ndërtoi tunelin e Llogarasë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro. ‘Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

yacht hotel sarande

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij në tubimin e sotëm, u shpreh se brenda 3 orëve me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet m të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme ndaj jush qëndrestarëve të kauzës së drejtë.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që sot me guxim protestuan tek Bashkia e Tiranës kundër hajdutit më të madh që ka njohur ajo bashki në tërë ekzistencën e saj, Erion Veliajt.

Miqtë e mi!

Çdo ditë që kalon lartësohet gjithnjë e më shumë beteja juaj që bëni.

Beteja kundër një grupi pushtetaro-oligarkësh që po shfarosin nga Shqipëria shqiptarët.

Miqtë e mi, kjo betejë është shpresa e fundit për çdo shqiptar.

Kjo betejë është fitorja e fundit e shqiptarëve.

Fitorja që çel rrugën rikthimit të demokracisë, shpresës, besimit, shqiptarizmit në Shqipëri.

Të dashur miq!

Ka vetëm një rrugë, rrugën e protestës, rrugën e mosbindjes civile, rrugën e fitores.

Çdo ditë që kalon del në pah me të gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq!

Çdo ditë që kalon del në pah me gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq, çdo kilometër rrugë e ndërtuar është për t’u përshëndetur, por kurrë monumentet e krimit ekonomik dhe korrupsionit si këto që ndërton Edi Rama për klientelën e tij.

Sot, qeveria pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin, i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banorë.

Në qoftë se shton këtu 10-11 mijë turistë, përsëri investimi shkon 12 mijë euro për turist dhe banorë.

Nuk ka vjedhje më të madhe, nuk ka shpërdorim më të madh, nuk ka korrupsion të tillë në Europë dhe në botë.

Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.

Të ndërtosh një tunel ku i detyrohesh të investosh 12 mijë euro për turist dhe banor në kulmin e turizmit, do të thotë të jesh i çmendur pas vjedhjeve. Do të thotë të kenë blerë pronarët e hoteleve me miliona e miliona euro.

T’i vësh flakën pyllit të Llogarasë për të tymosur krimin e shëmtuar, je dy herë kriminelë.

Miqtë e mi!

180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol.

Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët.

180 milionë deklaronte Ballukja.

140 milionë raportone Tele-Tuneli.

Nuk ndodh kund në botë si këtu.

Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit.

Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit.

Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.

Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë.

Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra.

Ato e kanë zgjidhur aksin.

Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën.

Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg.

Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro.

Ky është shteti pra.

A mbahet ky shtet?

Duhet të përmbyset një minutë e më parë.

Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe.

Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.

Të drejtën e ankesës në KAS.

Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë.

Ky është shteti i karnavalit.

Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë.

Një minutë e më parë!

11 korriku është dita e fuqisë tonë.

Është dita e mosbindjes sonë civile.

Është dita e triumfit tonë.

Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu