
Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestuesi i shpërtheu molotovi pranë këmbëve të tij.
Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap nga flakët.
Siç shihet edhe nga pamjet, ai fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërtheu për pak sekonda.
Dhe ndërsa njerëzit vrapojnë ta ndihmojnë ai del me kokën në flakë.
Njëri prej efektivëve të policisë e ka shpëtuar duke i hedhur solucion për fikjen e zjarrit.
Ngjarje të tilla tregojnë se sa të rrezikshme janë këto mjete piroteknike.






