Shakira ka emocionuar mijëra fansa në Buenos Aires gjatë koncertit të radhës të turneut “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, kur në një moment të veçantë ka ftuar në skenë dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha, për të interpretuar së bashku këngën e ndjerë “Acróstico”.

Video

Dy djemtë, të cilët rrallë dalin publikisht në evente të mëdha, u pritën me duartrokitje të fuqishme nga publiku argjentinas. Ata kënduan pjesët e tyre të këngës, ashtu si në versionin zyrtar të videoklipit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare dhe një nga momentet më prekëse të turneut.

Shakira, e veshur në stilin e saj karakteristik të skenës, i përqafoi djemtë pas performancës dhe falënderoi publikun, duke e quajtur Buenos Aires-in një “vend që i jep energji të jashtëzakonshme”.

Ky moment po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat e kanë cilësuar paraqitjen e djemve si “surprizën më të bukur të koncertit” dhe një dëshmi të lidhjes së fortë të Shakirës me fëmijët e saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu