
Një përplasje ndodhi mbrëmjen e sotme në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, së bashku me mbështetësit e tij, ka vendosur disa tenda në hapësirën përpara Kryeministrisë, duke rikthyer simbolikën e protestës me çadra. Menjëherë pas vendosjes së tyre, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për t’i hequr tendat, duke argumentuar se ato ishin vendosur në kundërshtim me rregullat.
Ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje verbale dhe fizike mes efektivëve dhe protestuesve, ndërsa në qendër të tensionit ka qenë vetë Adriatik Lapaj. Situata është tensionuar për disa minuta, por pa pasoja të rënda të raportuara deri më tani.
View this post on Instagram






