Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e radhës së Partisë Demokratike, të zhvilluar para Kryeministrisë, duke e krahasuar atë me një “dasmë si mos më keq”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shprehet se situata për PD-në duket se po përkeqësohet, edhe pse protesta përkoi me 8 Dhjetorin, datë simbolike e Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor”, shkruan Balla.

Ai ironizon gjithashtu deklaratat e Sali Berishës gjatë protestës së katërt, i cili vuri theksin te roli i gjeneratës Z në ndryshimet politike nëpër botë, duke shtuar me sarkazëm:
“Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?” pyet Balla në fund të postimit duke ia lënë imagjinatës së ndjekësve të gjykojnë nëse bëhet fjalë për (Shkël)Zenin e Berishës.

Sipas kreut të grupit të PS në Kuvend, numri i protestuesve ka ardhur duke u pakësuar, ndërsa që tek foltorja e parë pak javë më herët, Balla citoi shprehjen e humoristit shkodran, Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu