
Bethlehem, Territoret Palestineze – Qyteti i Betlehemit, i njohur në mbarë botën si vendlindja e Jezu Krishtit, ka ndezur pemën tradicionale të Krishtlindjes në Sheshin e Lindjes (Nativity Square), për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Gaza.
Ceremonia u shoqërua me lutje për paqe dhe shpresë, ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit të krishterë bënë thirrje që qyteti i shenjtë të rikthehet sërish si destinacion për pelegrinët dhe turistët nga e gjithë bota.
View this post on Instagram
Ndezja e pemës në sheshin përballë Kishës së Lindjes së Krishtit, një nga vendet më të shenjta të krishterimit, u konsiderua si një akt simbolik që përcjell mesazhin e qëndrueshëm të Betlehemit: paqe, besim dhe shpresë, edhe në kohë lufte.
Autoritetet lokale theksuan se, megjithë situatën e rëndë të sigurisë në rajon, ceremonia e Krishtlindjes është një përpjekje për të ruajtur traditën, identitetin dhe frymën shpirtërore të qytetit ku, sipas Ungjillit, lindi Krishti.




