Një iniciativë e pazakontë dhe prekëse në Nju Jork po ndryshon fatin e qenve të braktisur. Aktivisti Bryan Reisberg ka nisur të shëtisë qentë e strehave nëpër qytet, duke i vendosur në një çantë shpine me mbishkrimin “Adopt me”.

Ideja ka rezultuar jashtëzakonisht efektive: kalimtarët ndalojnë, pyesin, njihen me historinë e kafshës dhe shumë prej tyre marrin vendimin për adoptim. Sipas mediave amerikane, 10 nga 11 qentë e promovuar në këtë mënyrë janë adoptuar.

Reisberg shprehet se qëllimi nuk është vetëm adoptimi, por edhe ndryshimi i mendësisë: t’u japësh njerëzve mundësinë të shohin kafshën si individ, jo si “qen strehe”.

Historia po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale dhe po shihet si model për strehat e kafshëve në mbarë botën./ Washington Post

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu