Shqipëria dhe Kosova janë në garë për një vend në fazën finale të Kupës së Botës, por më parë duhet të kalojnë sfidat e vështira të muajit mars në play-off. Nëse të dyja përfaqësueset ia dalin të sigurojnë kualifikimin, një skenar i veçantë potencialisht mund t’i vërë përballë mes tyre në fazën me eliminim direkt të turneut.

Sipas pozicionimit aktual, Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit F, ndërsa Kosova në Grupin D. Në një nga kombinimet e mundshme të rezultateve, nëse Kosova arrin të fitojë Grupin D dhe Shqipëria e mbyll Grupin F në vendin e tretë, atëherë shorti dhe kalendari i paracaktuar i turneut parashikojnë një përballje direkte mes dy skuadrave.

Kjo ndeshje hipotetike do të luhej në fazën e parë me eliminim direkt dhe, sipas skenarit të përmendur, do të zhvillohej më 1 korrik në stadiumin e Siatëllit, duke u shndërruar në një duel historik mes dy kombëtareve shqiptare në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Megjithatë, gjithçka mbetet ende në kuadër të hipotezave. Rruga drejt finales së Kupës së Botës kalon fillimisht nga përballje shumë të forta në play-off, ku si Shqipëria ashtu edhe Kosova do të duhet të japin maksimumin për të realizuar ëndrrën e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu