
Nga Vlora, sipas traditës së përvitshme, festimet u çelën me ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e Himnit Kombëtar, dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan me homazhe kontributin e patriotëve shqiptarë për liri e shtetformim.
View this post on Instagram
Një kurorë me lule, u vendos nga Presidentët Begaj e Osmani si dhe Kryeministri Rama në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, në nderim dhe respekt të sakrificave për idealin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.
28 nëntori i Pavarësisë është një ditë reflektimi, dhe një kujtesë e përhershme për vlerat e lirisë, unitetit dhe identitetit që vijojnë të udhëheqin aspiratat e Shqipërisë.
Aktivitetet për 28 Nëntorin vijojnë gjatë gjithë ditës në qytetin e Vlorës dhe në mbarë vendin, me homazhe, manifestime kulturore dhe aktivitete ceremonial.







