
Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka përmbyllur procesin dhe ka përcaktuar kandidatin që do t’i propozohet për emërim Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025, të zhvilluar në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe të Bashkimit Europian, Komisioni vendosi të rekomandojë z. Joni Keta për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat 5-vjeçar.
Ky vendim vjen pas vlerësimit të kritereve profesionale, integritetit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me standardet e vendosura për drejtimin e një prej institucioneve kyçe të hetimit në vend.
Emërimi i drejtorit të ri të BKH-së do të formalizohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e radhës.







