CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

 

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka konfirmuar sot arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj, nga autoritetet serbe gjatë kalimit në territorin e Serbisë.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, i cili deklaroi se Qenaj — ish-luftëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” — është ndaluar pasi organet serbe të sigurisë i kanë gjetur kartelën e veteranit gjatë kontrollit. Sipas Sylës, Qenaj kishte kaluar më herët disa herë në Serbi pa pasur asnjë pengesë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas me inicialet A.Q., të cilin e dyshon për “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Qenajt i është caktuar masa e ndalimit 48-orësh, ndërsa pritet që ndaj tij të dorëzohet kallëzim penal në prokurori.

Rasti ka ngritur shqetësime të menjëhershme në Kosovë, ku OVL-UÇK ka paralajmëruar monitorim të situatës dhe ka kërkuar bashkërendim institucional për mbrojtjen e ish-luftëtarit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu