Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka bërë publike informacione të reja në lidhje me hetimin e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar një pistë financiare që po verifikohet aktualisht nga prokuroria.

Sipas Toskës, një prej dosjeve të hetimit përfshin të dhëna mbi një transferim bankar prej rreth 50 milionë eurosh, i kryer nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë drejt Austrisë. Transaksioni rezulton të jetë në emër të shtetasit nga Kosova, Lirim Fejzullahu. Hetuesit po analizojnë nëse ky transaksion mund të ketë ndonjë lidhje të tërthortë me Ballukun, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

“Nëse kjo pistë do të provohej, do të ishte ndër akuzat më të rënda në ngarkim të Ballukut,” u shpreh Toska, duke e cilësuar dosjen si një ndër më delikatet e hetimit.

 

SPAK vijon verifikimin e çdo lëvizjeje financiare të evidentuar dhe çdo lidhjeje të mundshme pasurore, ndërsa hetimi mbetet aktiv. Institucionet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi informacionet e publikuara.

Ndërkohë, vlen të theksohet se në Austri ndodhet edhe i biri i Ballukut, i cili njihet për një jetë të shfrenuar nate dhe shpenzime të larta, të konsideruara të pazakonta për një student, detaj që po përmendet gjerësisht në opinionin publik.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu