Në Bruksel u zhvillua mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës së re të Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, një moment i rëndësishëm në rrugën e vendit drejt integrimit. Në ceremoni morën fjalën Kryeministri Edi Rama, ambasadori Ferit Hoxha, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, të cilët dhanë mesazhe të qarta mbi progresin e Shqipërisë.

Ferit Hoxha: “Shqipëria nuk ka humbur kurrë besimin te Europa”

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, deklaroi se sot është më e lehtë se kurrë të përfaqësosh vendin në Bruksel, për shkak të progresit dhe angazhimit institucional:

“Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë.”

 

Marta Kos: “Ju nuk flisni, ju realizoni – kjo është shtëpia juaj e re”

Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se vendi po jep rezultate konkrete:

“Ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk ka proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar që kërkon mundësitë e së ardhmes dhe jo justifikimet e të shkuarës.”

Duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, ajo shtoi:

“Ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kjo është shtëpia juaj e re. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi – në Europë.”

 

Edi Rama: “Nga të ftohtët e dikurshëm te energjia pozitive e sotme”

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoni, kujtoi ndryshimin e madh që ka ndodhur ndër vite në atmosferën e punës së Misionit shqiptar në Bruksel:

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme.”

 

Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë ekipin e Misionit:

“Dua t’ju falënderoj sinqerisht dhe me gjithë zemër secilin prej jush për punën dhe përkushtimin.”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu