Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar.

Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.

Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia.

Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.

Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi ata që jetonin në lagje, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës. Një person me interes po merrej në pyetje, por ende nuk nuk është ngritur aktakuzë. Një hetim është duke vazhduar./ora news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu