Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka një “detyrim” për të paditur BBC-në, pas mënyrës se si një pjesë e fjalimit të tij është montuar në një dokumentar të programit Panorama.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 është “masakruar” gjatë përpunimit të materialit televiziv dhe se mënyra se si u paraqit “ka mashtruar shikuesit”.

“Kam detyrimin të padis BBC-në. Ata e kanë falsifikuar pjesën më të rëndësishme të fjalimit tim. Kjo është mashtrim publik,” deklaroi Trump.

Kjo është hera e parë që presidenti flet publikisht për çështjen, pasi avokatët e tij i kanë dërguar korporatës britanike një paralajmërim zyrtar për padi me vlerë 1 miliard dollarë (759 milionë paund), nëse BBC nuk tërheq dokumentarin, kërkon falje dhe paguhet dëmshpërblimi.

Ndërkohë, kryetari i BBC-së, Samir Shah, ka kërkuar më herët ndjesë për “një gabim në gjykim” lidhur me montazhin e fjalimit, duke e cilësuar ngjarjen si “të papërshtatshme” dhe “jo përfaqësuese të standardeve editoriale të BBC-së”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu