Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u rikthye zyrtarisht në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka nënshkruar nga qelia urdhrin e tij të parë si drejtues i Bashkisë së kryeqytetit.

Sipas dokumentit të firmosur prej tij, Veliaj ka kërkuar që të nisin menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit në Tiranë, duke i dhënë udhëzime të qarta Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve që të përgatisë zbukurimet dhe ndriçimet në hapësirat publike, sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit.

“Në kuadër të afrimit të festave të fundvitit, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të marrë masat dhe të nisë menjëherë përgatitjet për dekorimin dhe vendosjen e zbukurimeve dhe ndriçimeve dekorative në hapësirat publike, sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit të Tiranës, duke respektuar standardet e larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të miratuara për këtë qëllim”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Veliaj.

Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duhet të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të tyre.

Veliaj ka urdhëruar që për realizimin e këtij procesi, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të bashkëpunojë ngushtë me institucionet shtetërore, Bashkinë e Tiranës dhe strukturat vartëse, për të siguruar që kryeqyteti të jetë gati për atmosferën festive të dhjetorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu