
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Programi i ceremonisë:
08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti. Gjithashtu për të marrë pjesë në ceremoni janë ftuar dhe personalitete politike nga Kosova.
Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare.







