
Pas vendosjes së pjesës finale të kullës qendrore, ajo është shpallur tashmë kisha më e lartë në botë, shkruan Associated Press.
Pjesa e fundit e kullës u vendos të enjten, duke e çuar lartësinë totale në të paktën 172 metra, duke kaluar kështu Ulm Minster në Gjermani, që mbante më parë rekordin global me rreth 161 metra.
Sagrada Familia është vepra ikonë e arkitektit të famshëm katalanas Antoni Gaudí, dhe ndërtimi i saj ka nisur që në vitin 1882. Pas më shumë se 140 viteve punime, objekti mbetet një nga monumentet më të vizituara në botë dhe simboli më i madh kulturor i Barcelonës.
Kulla qendrore është dedikuar Jezusit Krisht dhe vendosja e segmentit të fundit konsiderohet si një ndër momentet historike më të rëndësishme të këtij projekti, i cili ka kaluar periudha lufte, krize ekonomike dhe ndryshimesh teknologjike në gati dy shekuj.
Pritet që punimet përfundimtare të përmbyllen brenda viteve të ardhshme, ndërkohë që tashmë Sagrada Familia mban titullin zyrtar të kishës më të lartë në glob.







