
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e paraqitjes së tij, ndërsa deputeti demokrat u shfaq i qetë dhe buzëqeshur, duke përshëndetur gazetarët dhe operatorët e pranishëm përpara godinës së SPAK-ut.
Kujtojmë se Nallbati është thirrur edhe më parë në Prokurorinë e Posaçme, pas një përplasjeje fizike që kishte ndodhur rreth dy vite më parë me deputetin socialist Vullnet Sinaj.








