Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga autoritetet gjermane, u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Arrestimi u realizua nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtoritë e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Gjatë kontrollit policor, u zbulua se shqiptari kishte një urdhër arresti evropian në pritje nga autoritetet gjermane për 9 raste të trafikimit të marijuanës, një vepër që sipas ligjit gjerman dënohet deri në 15 vjet burg.

I arrestuari do të dërgohet në organin kompetent të prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu