
Një objekt i rrallë ndëryllor, i njohur si 3I/ATLAS, i përmasave të përllogaritura si “sa ishull-Manhattan”, ka aktivizuar mekanizma ndërkombëtarë mbrojtjeje planetare, të koordinuar me NASA-n.
Sipas raportimeve të fundit, objektit i janë vënë re veçori të pazakonta: një rrjedhje që përmban aliazh nikeli – tetrakarbonil, që deri tani nuk është vërejtur natyrshëm në komete normale. Gjithashtu, orbita e tij është hiperbolike, çka do të thotë se vjen nga jashtë Sistemit Diellor.
Për të bërë ballë këtij kërcënimi të mundshëm, rrjeti ndërkombëtar i mbrojtjes planetare, i koordinuar nga International Asteroid Warning Network (IAWN) në partneritet me NASA‐n, ka nisur një fushatë vëzhgimi të detajuar që do të zgjasë nga fundi i Nëntorit 2025 deri në Janar 2026.
Nga ana e tij, NASA zyrtarisht ka theksuar se në këtë moment nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Tokën, por fakti që ky objekt po vëzhgohet si rrezik i mundshëm ka ndezur alarmin.
Ekspertët e astronomisë shprehen se përmasat, përbërja kimike, orbitat dhe sjellja e 3I/ATLAS mund të kenë implikime të rëndësishme për mënyrën se si njerëzimi e kupton “vizitorin” ndëryllor. Disa teoricienë kanë shprehur edhe hipotezën që objekti mund të jetë artifical, por nuk ka verifikim zyrtar për këtë.




