Ndeshjet e pasdites në Ligën e Europës kanë dhuruar rezultate mjaft interesante. Braga dhe Lioni kanë vazhduar ecurinë e tyre duke fituar edhe ndeshjet e treta në fazën në grup.
Liga e Europes
Portugezët kanë mundur lehtësisht Crvena Zvezdën me rezultatin 2-0, ndërsa francezët mposhtën po me të njëjtat shifra skuadrën e Bazelit.
Një natë për t’u harruar ishte kjo për Rajnxhërs të Gllasgout, pasi është mundur në transfertë 3-0 nga Bran dhe është ende në kuotën e 0 pikëve. Ashtu siç dihet, Nedim Bajrami nuk është i regjistruar në listën e Europës ndaj ka qenë spektator në këtë duel.
Me një humbje 2-1 është përballur edhe Aston Vila, e cila u mund përballë holandezëve të G.A. Igëlls dhe shpërdoroi shansin për të vazhduar në krye.
REZULTATET
Braga-Crvena Zvezda 2-0
22’ Navarro, 72’ Dorgeles
Bran-Rejnxhërs 3-0
40’ Kornvig, 55’ Sorensen, 79’ Holm
FCSB-Bolonja 1-2
54’ Birligea / 9’ Odgard, 12’ Dallinga
Fenerbahçe-Shtutgart 1-0
34’ (p) Akturkoglu
G.A. Igëlls-Aston Vila 2-1
42’ Suraj, 61’ Deijl / 4’ Guesand
Genk-Betis 0-0
Lion-Bazel 2-0
3’ Toliso, 90’ Moreira
Salcburg-Ferencvarosh 2-3
13’ Baido, 72’ Vertesen / 50’ Varga, 56’ Zakarlasen, 58’ Dele
PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu