Greqia ka hyrë në një fazë të re teknologjike të mbrojtjes, me prodhimin e dronëve të avancuar direkt në vend. Në bazën e 306-të të Telekomunikacionit në Aharnes, inxhinierët e Forcave të Armatosura greke prodhojnë mbi 1.000 dronë në vit, duke përfshirë modele të vogla FPV (First-Person View) dhe njësi të mëdha për zbulim, vëzhgim dhe mbështetje taktike. Për herë të parë, këta dronë mund të prodhohen edhe në stacione portative pranë vijës së parë të frontit.

Nikos Dendias, Ministër i Mbrojtjes:

“Ne kemi lançuar dy prototipa stacionesh portative për prodhimin e dronëve, të cilët do të shfaqen në paradën e 28 tetorit në Selanik. Këto stacione mund të prodhojnë dronët e modeleve të vogla FPV direkt në terren.”

Ministri Dendias ka theksuar se dronët e prodhimit vendas janë simbol i një ushtrie që po hyn me shpejtësi në epokën e inteligjencës artificiale, duke pozicionuar Greqinë në pararojë të prodhimit europian të mjeteve pa pilot, në një moment kritik për sigurinë kontinentale.

Në të njëjtën kohë, nga samiti i Brukselit, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Bashkimi Evropian krijimin e një mekanizmi të përbashkët huamarrjeje për investime në mbrojtje, duke përfshirë sistemet antiajrore, dronët dhe teknologjitë e reja ushtarake.

Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë:

“Mbrojtja duhet të trajtohet si ‘e mira publike përfundimtare evropiane’ dhe paratë evropiane duhet të përdoren për gjëra që shumë shtete anëtare nuk mund t’i realizojnë në nivel kombëtar.”

Iniciativat greke, si mburoja e përbashkët antiraketë për BE, po fitojnë vrull dhe janë përfshirë në planin strategjik të Komisionit Evropian, duke nxitur një vizion europian të mbrojtjes që kombinon prodhimin vendas me bashkëpunimin ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu