U zhvillua në Prishtinë ndeshja e futbollit midis skuadrave të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në kuadër të veprimtarive me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në 30 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali, Prishtinë, u zhvillua ndeshja e futbollit midis skuadrave të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Në skuadrën e Kuvendit të Shqipërisë u aktivizuan deputetët:
Portierë: Plarent Ndreca, Dashnor Sula.
Mbrojtës: Denis Deliu, Lefter Gështenja, Gledis Çeliku, Saimir Korreshi, Eduard Ndreca, Asllan Dogjani.
Mesfushorë: Eduard Shalsi, Isuf Çela,
Arkend Balla, Flamur Hoxha, Ilir Topi, Alban Xhelili, Xhelal Mziu.
Sulmues: Bledar Çuçi, Florenc Spaho, Ramadan Lika, Xhemal Qefalia, Frrok Gjini, Kastriot Piroli
Kapiten: Bledar Çuçi
Trainer: Sulejman Mema.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 5:0 në favor të ekipit të Kuvendit të Kosovës.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu