
Gjykata Penale e Tiranës vendos gjobë 100 mijë lekë për akoren e Big Brother VIP
Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të shpifjes, duke e dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh.
Egla Ceno, fituese e edicionit të fundit të Big Brother VIP, kishte deklaruar në programin televiziv se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.
Pas deklaratave, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmtim të reputacionit dhe imazhit të tij.
Gjykata vendos: deklaratat janë shpifje
Gjykata vlerësoi se deklaratat e Cenos përbënin shpifje dhe dëm të padrejtë ndaj figurës publike të moderatorit, duke vendosur dënimin me gjobë.
Kodra ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se aktorja i ka shkelur dinjitetin dhe se çështja do të trajtohet në gjykatë:
“E vetmja përgjigje e kësaj aktoreje do të jepet në Gjykatë. Ajo ka barrën e provës për të vërtetuar që më 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, me fakte dhe prova. Nuk kam pasur kurrë pozicione për të punësuar njerëz. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo bëri deklaratën,” tha moderatorit.
Reagimet e mediave dhe publikut
Vendimi ka nxitur diskutime të gjera në media dhe rrjetet sociale, ku përdoruesit ndajnë opinionet për reputacionin e figurave publike dhe përgjegjësinë e mediave për deklarata të pakontrolluara.