Katër autobusë me qytetarë janë nisur nga Prishtina për të marrë pjesë në protestën në Tiranë, në mbështetje te ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Katër autobusë me qytetarë janë nisur nga Prishtina për të marrë pjesë në protestën në Tiranë, në mbështetje te ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Qytetarë të shumta ishin mbledhur sot në mëngjes te Pallati i Rinisë në Prishtinë për të marrë rrugë drejt kryeqytetit shqiptar, për të qenë pjesëmarrës në protestën madhështore që do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Tiranë nga ora 17:00. Përmes kësaj proteste kërkohet drejtësi për ish krerët e UCK që po gjykohen në Hagë.

Qytetarët disa më flamuj e disa edhe me veshje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po presin çastet e fundit për tu nis drejtë Tiranës ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kujtojmë se sipas OVL-UÇK nga Kosova në Tiranë sot do të nisen mbi 60 autobusë me qytetarë që pritet t’i bashkohen protestës në kryeqytetin shqiptar./Kosovapress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu