
Në orën 12:28 të mesditës së sotme, avioni i kompanisë “Air Albania”, i pagëzuar si Naimi, u nis nga pista e aeroportit të Rinasit me Kombëtaren e Shqipërisë në bord, për të fluturuar drejt Serbisë. Pas një udhëtimi 49-minutësh, skuadra kuqezi ateroi në aeroportin e Nishit, ku u prit nën masa të rrepta sigurie nga Xhandarmëria serbe.
Avioni u ul rreth orës 13:20 dhe, pas procedurave kufitare, ekipi shqiptar u drejtua menjëherë për në hotel, i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp nga stadiumi “Duboçica” i Leskovacit, ndërsa në 17:30 Kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara përballjes së të shtunës.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është pjesë e grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026, një sfidë vendimtare për zonën e “play-off”-it, pasi Anglia ka siguruar pothuajse kreun e grupit./ A2 CNN