
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dy të rinj shqiptarë, Mirjan Topin dhe Ferdinand Begon, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, për një arritje shkencore që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në fushën e ornitologjisë.
Krenarë për dy të rinjtë shqiptarë, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Mirjan Topi dhe Ferdinand Bego, të cilët kanë bërë një zbulim shkencor mbi studimin dhe ruajtjen e shpendëve të egër, i cili ka marrë një vëmendje ndërkombëtare në fushën e ornitologjisë si një instrument i ri shkencor, i krijuar plotësisht në Shqipëri🇦🇱”, shkruan Rama.
Instrumenti inovativ, që mban emrin e Lagunës së Nartës, është projektuar për kapjen e kontrolluar të shpendëve për qëllime kërkimore, duke ndihmuar në studimin dhe mbrojtjen e tyre. Ky mjet është tashmë i publikuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare të Studimit të Shpendëve të Rendit të Baltakëve, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve që po kontribuojnë me risitë e tyre në kërkimin shkencor ndërkombëtar.
“Një shembull frymëzues i shkencës shqiptare që ngre lart emrin e vendit tonë,” – ka përfunduar Rama.