
Pak vite më parë, Valbona Selimllari rrëfente si rrallëherë për fëmijët e saj, duke treguar me sinqeritet se shpesh ata kishin “turp” të pranonin publikisht që janë fëmijët e saj.
“Më thonë mos hajde në shkollë, do të thonë ‘je çuni i Bonës’. Shpeshherë kanë pasur siklet të thonë që jemi fëmijët e Valbonës. Nuk është xhelozi, nuk e kam kuptuar kurrë kompleksin e tyre,” deklaronte ajo në një intervistë televizive në vitin 2022.
Por emrat e Deni dhe Kejni Selimllarit janë rikthyer sot në qendër të vëmendjes, pas arrestimit të tyre në Tiranë.
Dy vëllezërit, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi kanë goditur një punonjës policie gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas njoftimit zyrtar, pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2, ata kanë thyer kamerën e sigurisë dhe dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit, si dhe kanë kanosur efektivët që ndodheshin aty.
Dikur kishin turp t’u thonin se janë fëmijët e Bonës, sot mamaja duhet të ketë turp që ata janë djemtë e saj