
Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar këtë takim.
Në start, ishin të kuqtë që u shfaqën më kërkues, por pa mundur dot të bëjnë diçka konkrete.
Për të ardhur te goli i parë i bardhebluve, te Partizani nuk kuptohen si duhet në prapavijë, me Falaje që nuk fal duke ndëshkuar kundërshtarin.
Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë i ekipit të Bordin. Pacacia fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë.
Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe ushtroi presion asfiksues, por vetëm kaq, pasi Tirana mbylli një herë e mirë llogaritë me golin e Tabeku.
Ky sukses ringjall Tiranën, me këta të fundit që shkojnë në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ka 4 pikë./Tema