Aaksidenti tragjik ndodhi sot rreth orës 11:30 në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë,

Sipas raportimeve, dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujë. Si pasojë, pasagjerja në makinën tip Volkswagen humbi jetën. Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër person ndodhet në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve.

Policia vendore bëri me dije: “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuesen shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.”

Mjeti ku udhëtonte viktima u shkatërrua plotësisht, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu