Muaji tetor do të nisë me një mot tipik vjeshte, me reshje shiu dhe dëbore, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, paralajmëron meteorologia e njohur Tanja Porja.

E ftuar në emisionin “Dita Jonë”, Porja shpjegoi se në Veri të vendit temperaturat pritet të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje dëbore.

Sipas meteorologes, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën, reshjet do të rikthehen sërish.

“Gjatë tetorit nuk do të kemi reshje çdo ditë, por ato pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit,” theksoi Porja.

Parashikimi për tetorin tregon se ky muaj do të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu