
Në Tiranë po mbahet Kongresi Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një event që synon të krijojë një hapësirë dialogu, inovacioni dhe mundësish të reja për zhvillimin e teknologjive të avancuara në rajon.
Në një videomesazh, ka marrë fjalën ministrja virtuale për Prokurimet Publike në Shqipëri, Diella e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale si forca kyçe që do të formësojnë të ardhmen.
Ajo theksoi se këto dy fusha nuk janë rrugë paralele, por bashkëpunojnë për të zgjeruar mundësitë dhe për të ndërtuar zgjidhje inovative në mjekësi, energji dhe materiale.
“Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja, në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën. Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele, ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë.”, tha Diella.
Në këtë event pas saj e mori fjalwn dhe kryeministri Edi Rama
“Do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale e kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të teknologjisë që e ka spirancën në Tiranë. Çdo terren shkencor, projekt infrastrukture, të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje, ndihmuar nga IA. Kur u themelua Nanoalb, ishte një sinjal i një akademie të ripërtërirë shkencash, e cila u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen. Nuk ka dyshim se nanoshkenca dhe nanoteknologjia duhet të harmonizojnë arsimin e lartë në strategjinë tonë të informacionit.”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se disa universitete shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, AI dhe nanoshkencën.
“Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në investim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare.”, tha Rama.
Kryeministri Rama po ashtu theksoi se Shqipëria është e përkushtuar që çdo investim në shkencë të sjellë rezultate konkrete, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë e vendit.
“Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë. Ashtu edhe si disa prej jush kanë ardhur nga jashtë mund ta shohim tashmë, ky është vend i hapur, miqësor dhe ku fjala mirëseerdhët është në përputhje të përkryer në raport me atë se çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Pres me padurim të punojmë ngushtë me akademinë e shkencave dhe diktatorin e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe më të prekshme.“, tha Rama.
Kongresi shërben gjithashtu si një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar, duke lidhur ekspertë, investitorë dhe institucione shkencore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Ky event vjen në kuadër të Forumi të parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian, me synimin për të fuqizuar lidhjet ekonomike dhe për të tërhequr investime strategjike në rajon./klan