Familja e Edoardo Sarchi, që u vra ditën e shtunë në Salarinë të Tepelenës, kanë thyer heshtjen. Sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme u vra me një plumb në kokë, ndërsa familja prej të zbardhet e vërteta. Riccardo Barbieri, pronar i një hoteli në zonën e Varesës dhe kushëri i viktimës tregon detaje nga konfliktet e mundshme që 44-vjeçari mund të ketë pasur, duke i sjellë atij dhe vdekjen. Ai tregoi për ‘La Republica’ se Sarchi ishte vendosur në Shqipëri 20 vite më parë, ku merrej me biznes.

“Po marrim lajme nga gazetat lokale. Lajmet në televizion nuk po japin asnjë siguri mbi atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Funerali do të jetë nesër. Është një humbje e tmerrshme. Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte një person i sinqertë dhe i butë.”, tha kushëriri.

Ndër të tjera, familjari i viktimës shigjeton ortakun e të ndjerit në biznes, si të përfshirë në krim. Sipas tij, “Diçka ndodhi me dy fëmijët e partnerit të tij në biznes. Mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimet e mëtejshme do të sqarojnë gjithçka. Nuk mund të kuptojmë se pse u vra Edoardo, po presim motivet”, shtoi ai./ BalkanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu